Telegrafi

Panik në një plazh në Australi, peshkaqeni sulmon “surfistin” – edhe pse ekipet e shpëtimit e nxjerrin nga uji ishte tepër vonë

Një “surfist” nga Australia ka ndërruar jetë pasi që është sulmuar nga një peshkaqen, në një destinacion të njohur turistik në Queensland.

46-vjeçari është kafshuar në këmbë diku pas orës 17:00 derisa po bënte surf në plazhin Greenmound në Coulingat. Për ironi po bënte surf pranë klubit të shpëtimtarëve, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë të paktën gjashtë persona duke vrapuar për ta nxjerrë viktimën nga uji. E sipas dëshmitarit okularë Jade Parker i cili foli për CNN, tha se kishte parë burrin duke bërë surf me dërrasë dhe në një moment ishte ndalë dhe nuk lëvizte fare, sikur uji po e nxirrte jashtë.

Shpëtimtarët e kanë nxjerr nga uji duke tentuar ta ndihmojnë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekipet e mjekëve vetëm sa konstatuan vdekjen e tij.

E një “surfist” tjetër lokal i identifikuar si Leo Kabral po filmonte të birin 13-vjeç që ishte në ujë, kur kapi edhe incidentin.

“Kam qenë i fokusuar te i biri kur i dëgjova të tjerët duke bërtitur, peshkaqeni. Thash me vete, mund të jetë ndonjë delfin. Shikova sërish birin tim dhe kur e afrova objektivin, pash një dërrasë dhe një burrë që qëndronte i shtrirë mbi të”, ka shtuar ai.

E nga paniku se do ta pësojnë të tjerët, filluan të gjithë të dalin me shpejtësi nga uji. E pasi u telefonuan policia, u evakuua i tërë plazhi. /Telegrafi/