Telegrafi

Panik në Greqi nga përhapja e malaries – Maqedonia e ndjek situatën

Alarm në Greqi nga përhapja e malaries, janë sëmurë 65 persona shumica e të cilëve refugjatë. Deri më tani është regjistruar edhe një rast i vdekjes në një kamp të egër. Në mesin e të infektuarve ka edhe nga popullata lokale. Edhe në Maqedoni për 5 muaj janë paraqitur 5 raste, nga të cilët njëri ka ndërruar jetë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas epidemiologëve rreziku për përhapjen e infeksionit përmes Greqisë është shumë i vogël.

“Nuk përjashtohet rreziku por ai është shumë i ulët sepse kjo sëmundje e cila është çrrënjosur në Evropë që para 40 vitesh, në Greqi është shfaqur në vitin 2009 dhe atë jo vetëm raste të importuara por edhe lokale” kanë bërë të ditur nga Instituti për shëndet publik.

Nga atje thonë se gjendja përcillet për çdo ditë dhe rekomandojnë që të gjithë që udhëtojnë në Greqi në mënyrë preventive të mbrohen nga mbrojtja e mushkonjave./Telegrafi/