Opinionisti politik, Aleksandar Pandov i ftuar në edicionin e lajmeve në TV Nova, ka theksuar se OBRM-PDUKM ka 400 mijë votues, kurse fenomen dhe shok ishin 60-80 mijë votat shqiptare për LSDM-në, votues që asnjëherë nuk i ka pasur LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pandov thotë se Zaevi tani është i vetëdijshëm se e ka humbur mbështetjen edhe te votuesit shqiptarë edhe te maqedonasit. /Telegrafi/