Site icon Telegrafi

Pandora, art i klasit femëror

E njohur botërisht për stolitë e kualitetit të lartë, të përfunduar me dorë, me çmime të volitshme, kompania Pandora dizajnon, prodhon dhe shet stoli moderne nga materialet e çmueshme.

“Me stolitë Pandora ne paraqesim një formë arti që është femëror dhe klasik”, shpjegon Lee Antony Gray, presidenti i departamentit të dizajnit në kompani.

Stolitë Pandora inspirojnë femrat të shfaqin individualitetin dhe stilin e tyre, përkatësisht stolitë frymëzojnë femrat të krijojnë tregimin e tyre me momentet e pa harruara.

Pandora kujdeset që të punoj me delikatesë çdo detaj duke pikturuar me smalt shumë ngjyrësh dhe duke vendosur me dorë çdo gurë.

Ajo kombinon zejtarinë tradicionale me teknologjinë moderne.

Vlen të theksohet se kompania është themeluar në vitin 1982 me seli ne Kopenhagë të Danimarkës, ndërsa është e listuar në tregun e bursave, NASDAQ OMX.

Exit mobile version