Artisti shqiptar, Gjesti, së fundmi ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Pandemia” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me veten në një version më ndryshe.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa këngëtari po komentohet për paraqitjen atraktive.
Teksti është shkruar nga vet Gjesti, kurse për ‘beat’-in dhe producimin është kujdesur Çelik Lipa nga SBS Entertainment.
Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni nga Prizreni, XL Films.
Besart Kelmendi (emri i vërtetë) ka filluar të pëlqehet në masë të madhe nga publiku dhe projektet e tij tashmë numërojnë miliona në YouTube. /Telegrafi/