Në industrinë e teknologjisë dhe produkteve digjitale, në kohën e pandemisë globale të COVID-19 me sa duket fituesi kryesor është shërbimi i famshëm i komunikimit me video dhe audio thirrje, Zoom, i cili së fundmi ka shpërthyer në popullaritet.
Lehtësia e përdorimit të Zoom-it, funksionet e shumta dhe niveli i shërbimit falas e kanë bërë atë një burim të pazëvendësueshëm për të gjitha ato takime zyrash që dikur ndodhnin në dhomat e konferencave, por edhe për mësuesit, shërbimet fetare, madje edhe qeveritë.
Përdorimi i përhapur, nga ana tjetër, po ngritë edhe vëmendjen e njerëzve lidhur me intimitetin dhe praktikat e mbledhjes së të dhënave të Zoom-it, të cilat me sa duket lënë shumë për të dëshiruar.
Politika e privatësisë së Zoom filloi të tërheq vëmendje më të madhe javën e kaluar, për dispozitat në lidhje me ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave të klientit. Në atë kohë, platforma thoshte se do të mbledhë, ruajë dhe shpërndarë me reklamuesit të dhëna, të shpërndara në platformë. Kjo përfshin videot dhe transkriptimet.
Mirëpo, Zoom këtë javë bëri disa ndryshime në atë politikë. “Zoom nuk i shet askujt përmbajtjen e klientit dhe nuk përdor atë për çfarëdo qëllimi reklamimi,” thotë kompania tani me shkronja të theksuara, një ndryshim i mirëpritur ky, gjithsesi.