Telegrafi

I pandalshmi Messi shënon gol të bukur ndaj Napolit

Barcelona ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen kthyese ndaj Napolit të vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

Është ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili ka shënuar një gol të bukur për 2-0.

Sulmuesi argjentinas shënoi në stilin e tij duke dribluar mirë dhe duke pasur kontroll të hatashëm dhe goditje të saktë.

Ky gol erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes.

Goli i parë u shënua në minutën e 10-të nga Clement Lenglet. /Telegrafi/