Telegrafi

I pandalshëm suksesi i “Zemër” nga Dhurata dhe Soolking

Soolking dhe Dhurata Dora në klipin e këngës "Zemër" (Foto: Screenshot/YouTube/Redbox Entertainment)

Po vazhdon suksesi i jashtëzakonshëm i hitit “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Soolking.

Dy këngëtarët e publikuan me videoklip këngën e re më 19 prill dhe tash kur kanë kaluar dhjetë ditë nga publikimi, videoja muzikore e këtij projekti ka kaluar shifrën prej 40 milionë shikimesh në YouTube.

Nuk ka dyshim se kjo shifër do të vazhdojë të ngritet, ndërsa vlen të theksohet se kjo këngë po thyen rekord pas rekordi.

Pos që është shndërruar në hit, kjo këngë është bërë sensacion edhe në rrjetet sociale, ku publikohen video të ndryshme të fansave, por edhe të vet këngëtarëve duke u argëtuar nën ritmet e “Zemër”.

Padyshim se ky sukses është motiv për dy këngëtarët që në vijim të sjellin të tjera materiale të pëlqyeshme muzikore.

Vlen të theksohet se prapa kësaj kënge qëndron producenti i shumë hiteve, Big Bang dhe shtëpia incizuese RedBox Entertainment. /Telegrafi/