Juventusi fitoi ndaj Empolit me rezultat 2-0 në Serie A.
Kjo ishte fitorja e 30-të radhazi e Zonjës së Vjetër në shtëpi në kampionatin italian.
Në 20 ndeshje ata nuk kanë pranuar gola, duke treguar se kanë një mbrojte shumë të mirë, por edhe një sulm që nuk fal, pasi kanë shënuar 71 gola.
Në ndeshjen e ardhshme Juve do të jetë mysafirë i Udineses, ndërsa në shtëpi pas dy jave pretë Milanin.
Aktualisht kampionat aktual mbajnë vendin e parë në tabelë me 66 pikë, dhjetë më shumë se Roma që ka një ndeshje më pak ndaj Interit. /Telegrafi/