Telegrafi

I pandalshëm Juventusi, triumfon edhe ndaj Fiorentinas (Video)

Juventusi ka fituar ndaj Fiorentinas me rezultat 1-0 në Seria A.

Kampionët aktual ishin më të mirë duke mos i lënë kështu mundësi Violas të rrezikojë seriozisht.

Pjesa e parë ishte pagola dhe rasti më i mirë ishte ai i Paulo Dyblas në minutën e nëntë të takimit.

Goli i vetëm në këtë sfidë erdhi nga Mario Mandzukic në minutën e 52-të dhe në fund doli të jetë i fitores.

Nga minuta e 66-të mysafirët ishin me një lojtar më pak pasi Milan Badelj u përjashtua. Në vazhdim Juve rrezikoi me Dybalan dhe Mandzukic, por rrjetet nuk u tundën.

Pas kësaj fitore Juven renditet në vendin e dytë me 15 pikë, aq sa Napoli në të parën. Kurse Fiorentina në të dhjetin me gjashtë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Torinos, kurse Viola pret Atalantan. /Telegrafi/