Juventusi ka fituar ndaj Fiorentinas me rezultat 1-0 në Seria A.
Kampionët aktual ishin më të mirë duke mos i lënë kështu mundësi Violas të rrezikojë seriozisht.
Pjesa e parë ishte pagola dhe rasti më i mirë ishte ai i Paulo Dyblas në minutën e nëntë të takimit.
Goli i vetëm në këtë sfidë erdhi nga Mario Mandzukic në minutën e 52-të dhe në fund doli të jetë i fitores.
Nga minuta e 66-të mysafirët ishin me një lojtar më pak pasi Milan Badelj u përjashtua. Në vazhdim Juve rrezikoi me Dybalan dhe Mandzukic, por rrjetet nuk u tundën.
Pas kësaj fitore Juven renditet në vendin e dytë me 15 pikë, aq sa Napoli në të parën. Kurse Fiorentina në të dhjetin me gjashtë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Torinos, kurse Viola pret Atalantan. /Telegrafi/
https://twitter.com/Juve_France/status/910593882165006336