Mario Balotelli nuk është kthyer në formë vetëm në fushë, ai formë të lartë është duke mbajtur edhe në jetën private.
Futbollisti po bën gola edhe në jetën private, pas golave të shumtë për klubin francez Nice.
Sipas revistës së njohur italiane, Chi, Balotelli është rikthyer me të dashurën e tij të kahmotshme, Fanny Neguesha.
Dyshja rregullisht sigurohen që të takohen, por kanë vendosur që për momentin relacionin e tyre ta mbajnë sekret.
Balotelli po tenton të nxjerrë më të mirën nga potenciali i tij pas kalimit te Nice në kampionatin francez të futbollit. /Telegrafi/