Melania Trump ka vizituar një kopsht zoologjik në Pekin të Kinës, derisa ndodhej në turneun aziatik me burrin e saj Donald Trump.
Derisa po shoqërohej nga fëmijët që e pritën me flamuj kinez she amerikan, prapa krahëve të Zonjës së Parë është shfaqur nja panda kureshtare, transmeton Telegrafi.
“Shumë e këndshme”, përkthehet emri i kësaj kafshe, që zakonisht është shumë e tërhequr dhe e turpshme në raport me njërëz, aq më pak me turma.
Prania e gjallesës në imazh, ka bërë që të pëlqehet shumë dhe të shpërndahet me shpejtësi në rrjetin social. /Telegrafi/