Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, përmes avokatit të tij Dimitar Dangov ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit për mobing në Gjykatën Themelore Shkupi 2, për të cilën vendosi gjykatësja Hilda Meshkova. Tani Gjykata e Apelit duhet ta rishikojë ankesën.
Makfaks ka siguruar aktgjykimin në të cilin është dëmtuar Goran Stamenvoski, ish-shef i departamentit për resurse njerëzore. Në të shkruan se gjykatësi Vlladimir Pançevski, edhe pse është ftuar në mënyrë të rregullt në gjitha seancat gjyqësore, nuk është paraqitur në asnjërën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në aktgjykim shkruan se Pançevski, Stamenovskit i ka dhënë 400 lëndë si normë mujore, që sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës nuk është në pajtim me ligjin për shërbime gjyqësore.
Pançevski ka thënë se kjo normë nuk është mobing dhe është njëjtë për gjithë zyrtarët që punojnë në atë departament.
Vlladimir Pançevski duhet të paguajë 93.522 denarë për harxhimet në procedurën gjyqësore./Telegrafi/