Site icon Telegrafi

Panariti: Zhbllokohen eksportet me Maqedoninë

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bëri me dije sot se janë zhbllokuar eksportet me Maqedoninë. Sipas tij, kamionët e bllokuar do të lejohen që të kalojnë, duke shtuar ndalimi i tyre në kufi është bërë pa ndonjë shkak. Panariti deklaroi se shpreson që këto raste të mos përsëriten më, njofton gazeta Shqip.

Më herët ministri i Bujqësisë ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore. Në një bisedë telefonike me homologun e tij në Shkup, Panariti ka informuar Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave. /Telegrafi/

Exit mobile version