Më 11 maj, duke filluar nga ora 10:00 në Innovation Centre Kosovo (ICK), mbahet Panairi i Bizneseve Startup të Gjelbra, në kuadër të fushatës “Ditët e Tokës”, në bashkëpunim me UNDP Kosovo.
Në Panairin e Bizneseve të Gjelbra do të prezantohen 13 biznese dhe OJQ, të cilat veprojnë në Kosovë, në fushën e ekonomisë së qëndrueshme.
Përveç kësaj, gjatë panairit do të prezantohet edhe raporti “Vlerësimi i potencialit solar në Kosovë” nga programi KESS i USAID.
Bizneset dhe OQJ-të pjesëmarrëse në Panair, përfshijnë:
Kosovo Glass Recycling
FORMON
DYVÓ
Enchele
GoBeyond
Biotech Agriculture
Climate Awareness Association
BOTANIC
LOOP SMC
REKS
Te Pema
AgroVictus
Lazdrohu
Panairi zgjatë deri në ora 15:00 dhe është i hapur për vizitorët e të gjitha moshave.
Kjo ngjarje mbështetet nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, Ambasada e Suedisë, Zyra e BE-së dhe USAID Kosovo.