Site icon Telegrafi

Panair rajonal i produkteve të rajonit të Vardarit

Panairi i katërt rajonal i bizneseve të vogla nga rajoni i Vardarit sot dhe nesër do të mbahet në Shkup, në të cilin do të marrin pjesë ndërmarrje të mesme, të vogla dhe mikro nga ky rajon ku do t’i promovojnë produktet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Rajoni i Vardarit nuk është vetëm thesar i shijeve të mirënjohura, por është imazhi dhe projeksioni i jashtëm për Maqedoninë me të cilën të gjithë krenohemi. Këpurdha e vjeshtës ‘vërganj’ e thatë dhe e freskët, mishi dhe produktet e mishit, kaçkavallet dhe djathërat me mirënjohje botërore për cilësi’, theksojnë organizatorët.

Programi përfshin takime me prodhuesit dhe degustimin e produkteve gjatë gjithë ditës.

Panairi rajonal i produkteve të larta nga rajoni i Vardarit do të mbahet në hapësirat e Dhomës publike, ndërsa hyrja është falas. /Telegrafi/

Exit mobile version