Site icon Telegrafi

Panadic vlerëson futbollistët e tij për angazhimin ndaj Gjilanit

Ferizaj e ka nisur mbarë vitin 2023 në Superligën e Kosovës, pasi ka marrë një pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Gjilani.

Pas 90 minutave lojë rezultati ishte i bardhë ai i fillimit të lojës 0-0.

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadic ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij në këtë duel.

Sipas kroatit, e rëndësishme ishte që futbollistët e tij ishin të bashkuar në këtë sfidë.

“Lojtarët e mi i kryejnë të gjitha detyrat që unë kërkoj nga ta t’i bëjnë. Janë profesionist. Ajo që sot ishte e rëndësishme është se ata ishin të bashkuar dhe të gjithë jemi të kënaqur me rezultatin”.

“Në përgjithësi ishim të barabartë, përveç 20-të minutave të fundit, ku Gjilani tregoi fuqinë dhe kualitetin që e ka brenda skuadrës”, është shprehur Panadic.

Ferizaj mbetet në vendin e fundit në tabelë, por ende me gjasa për t’iu shmangur rënies. /Telegrafi/

Exit mobile version