Telegrafi

Panadic e vlerëson shumë fitoren në udhëtim te Trepça ’89

Ferizaj ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Trepça ’89, pasi ka triumfuar me rezultat 0-1.

‘Ujqit’ kanë triumfuar në një terren të vështirë, i cili ishte i rënduar pas reshjeve të shiut në qytetin e Mitrovicës.

Gjithsesi kjo fitore bën që Ferizaj të largohet nga zona e rrezikshme dhe tani ndodhet në pozitën e shtatë në renditjen tabelare.

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadic ka thënë pas ndeshjes se është i lumtur me tre pikët dhe se nuk i shikon fare kundërshtarët se çka bëjnë në ndeshjet e tjera.

“Ka qenë një lojë shumë e vështirë, por edhe fusha nuk ka lejuar të luhet lojë e mirë”.

“Trepça ’89 ka bërë një presion të madh, e që ishte shumë normale. Kemi luajtur para tri dite në fushë me bar sintetik”.

Lexo po ashtu Ferizaj arkëton tre pikë të arta nga udhëtimi në Mitrovicë

“E mira e ditës së sotme ishte sepse e arritëm edhe fitoren e dytë rresht. Këto do të jenë pikë të mëdha në vazhdim të kampionatit”, tha Panadic.

“Unë nuk i shikoj fare skuadrat kundërshtare se çka bëjnë, jam i fokusuar vetëm te ndeshjet e ekipit tim dhe jemi në rrugë të mirë”, u shpreh Panadic. /Telegrafi/