Telegrafi

Pamjet tregojnë momentet e vdekjes së gazetares Al Jazeera – palestinezja dyshohet se u vra nga izraelitët

Një gazetare veterane e mediumit Al Jazeera është vrarë nga forcat Izraelite në Bregun Perëndimor.

Shireen Abu Akleh po mbulonte një sulm të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Jenin, kur u qëllua në fytyrë.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të sulmit ndaj gazetares që humbi jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, gazetari tjetër, Ali al-Samoudi, ka pësuar plagë në shpinë, por është jashtë rrezikut për jetë.

Ushtria izraelite ka konfirmuar operacionin ushtarak në kampin e refugjatëve në Jenin, por mohoi se ka sulmuar gazetarët.

Lexo po ashtu Gazetarja e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh vritet në Bregun Perëndimor - derisa po mbulonte një sulm të ushtrisë izraelite

Ndryshe, zyrtarët e Izraelit tashmë ka nisur hetimet rreth ngjarjes dhe ekziston mundësia që gazetarët të ishin goditur nga persona të armatosur palestinezë. /Telegrafi/