Site icon Telegrafi

Pamjet shqetësuese e tregojnë fëmijën që mbytej në pishinë dhe askush nuk e vërente (Video, +16)

Fëmija i paemëruar që po luante në një pishinë të mbyllur në Helsinki të Finlandës, ka nisur të mbytet në ujë dhe askush nuk po e vërente.

Pasi është përpëlitur për disa minuta, trupi i pesëvjeçarit ka dalë në sipërfaqe, pastaj është intervenuar për t’ju dhënë ndihma e shpejtë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ka shpëtuar pa probleme shëndetësore, janë nisur hetime për shpëtimtarët kujdestarë dhe nënën e tij që besohet që gjatë asaj kohe ishte në saunë.

“Si ka mundësi që askush nuk po e sheh, është e tmerrshme”, është një koment lidhur me rastin, që është shpërndarë për të ngritur vetëdijen se çfarë mund t’i ndodhë fëmijëve në pishinë. /Telegrafi/

https://youtu.be/wEz3KZ9tXqA

Exit mobile version