Site icon Telegrafi

Pamjet shfaqin njësitë elitare izraelite kundër terrorizmit duke luftuar brenda Gazës

Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet e trupave të njësisë elitare “LOTAR” duke luftuar në Rripin e Gazës.

LOTAR, e njohur edhe si shkolla anti-terroriste, zakonisht trajnon njësitë e tjera elitare, por po dërgohet për herë të parë në Gazë, bashkë me njësitet e tjera lëvizëse.

IDF thotë se ky njësi ka aftësi unike që po i përdor në Gazë, duke përfshirë snajperistë, ekspertë të shpërthimeve dhe mjete për të depërtuar në ndërtesa, raporton thetimesofisrael.

Lexo po ashtu Pse SHBA-ja po heziton ta votojë rezolutën e KS së OKB-së për Gazën

Në një ngjarje gjatë luftës, IDF thotë se trupat e LOTAR identifikuan një militant të Hamasit duke dalë nga një tunel teksa hap zjarr ndaj ushtarëve.

Thuhet se trupat iu përgjigjën me zjarr, hodhën granata dhe vranë atentatorin, para se të lokalizonin tunelin dhe ta shkatërronin.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë ndaj militantëve të Hamasit pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version