Dita e martë e 26 nëntorit në Shqipëri ka filluar me tërmete të fuqishme, të cilat deri tash shkaktuan 20 viktima dhe qindra të lënduar rëndë.
Tërmeti i parë i fuqishëm u regjistrua në orën 04:00 prej shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë prej 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në orën 07:10.
Si pasojë e këtyre tërmeteve në Shqipëri, numri i të vdekurve shkon në 20 dhe 600 të lënduar. Ndonëse dridhjet janë ndier shumë edhe në Kosovë, nuk ka pasur raportime për të lënduar, por është konfirmuar se dy vëllezër nga Kosova janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat e hotelit të shembur në Durrës.
Në ndihmë shtetit Shqiptar i kanë dalë shumë vende, duke u nisur nga Kosova, Maqedonia, Greqia, Gjermania, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, si dhe Bashkimi Evropain.
Për t’u solidarizuar me këtë ngjarje tragjike, selia e NATO-s në Bruksel ka ulur në gjysëm shtizë flamurin e Shqipërisë pas tërmetit, si dhe flamurin e Francës për të nderuar ushtarët francez të rënë në Mali.
Tragic photos from the deadly earthquake in Albania #PrayForAlbania 😢🙏❤️ pic.twitter.com/fz6YYNrS5g
— Team Albanians (@TeamAlbanians) November 26, 2019
Në Kosovë e mërkura është shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi e dhembje për viktimat e tërmetit.
Tërmeti ka shkaktuar jo vetëm viktima dhe të lënduar, por edhe dëme të shumta materiale, të cilat i tregojnë edhe pamjet në vazhdim.
Në këto pamje shihen banorët të shqetësuar e të frikësuar tej mase duke kërkuar ndihmë me zë të lartë, po ashtu edhe ndërtesat e rrënuara deri në themel./Telegrafi/