Site icon Telegrafi

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Audio regjistrimet hedhin dritë mbi vështirësitë me të cilat përballen operatorët e dronëve që përpiqen të eliminojnë militantët e Hamasit pa dëmtuar forcat izraelit në rrugën232 në jug të Izraelit.

Pamjet e rrjedhura të veprimeve të Forcave Ajrore izraelite në mëngjesin e sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit u transmetuan të martën në mbrëmje, duke treguar për herë të parë vendimet e marra nga skuadroni i fluturakeve pa pilot të IAF-së ndërsa u përpoq të kuptonte kaosin që shpërthehej në terren, pa udhëzime të qarta.

Pamjet e rrjedhura nga droni u publikuan si një artikull ekskluziv nga Channel 12 dhe nuk u publikuan nga ushtria, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë marrë mbi rrugën 232, një arterie jetike në jug të Izraelit që u bë skena e një masakre më 7 tetor, ndërsa militantët e Hamasit qëlluan ndaj automjeteve që përpiqeshin të arrinin, ose të iknin, të pushtonin komunitetet kufitare të Gazës.

Lexo po ashtu Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Rreth orës 7:30 të mëngjesit të 7 tetorit, afërsisht një orë pas fillimit të sulmit të paprecedentë të Hamasit, skuadrilja e 200-të e Forcave Ajrore, e cila operon me dronin Heron 1, u urdhërua të lëshonte të gjithë dronët për të patrulluar në jug të Izraelit.

Nënkoloneli Yod, i identifikuar vetëm nga iniciali i tij hebraik, rrëfeu për Channel 12, duke shtuar se këtu përfshiheshin dronët me keqfunksionime që duhej të ishin ulur.

Operatorët e dronëve u udhëzuan të drejtonin vëmendjen e tyre në rrugët përreth Kibbutz Mefalsim, ku kamionët e bardhë Toyota të përdorur nga militantët e Hamasit u braktisën rastësisht pranë veturave të djegura të civilëve izraelitë, me trupat e pasagjerëve të vrarë ose të plagosu, të shpërndarë nëpër tokë.

Grupe njerëzish të armatosur mund të shiheshin të grumbulluar rreth automjeteve, por fillimisht ishte e paqartë nëse ata ishin terroristë apo forca izraelite. /Telegrafi/

 

Exit mobile version