Site icon Telegrafi

Pamjet që nuk donim t’i shihnim, kuqezinjtë bëjnë gati valixhet (Video)

Hungaria dhe Portugalia barazuan 3-3 në një ndeshje më shumë dramatike për shqiptarët sesa vetë hungarezët e kualifikuar, apo portugezët që nuk mund të toleronin humbjen, shkruan Top Channel.

Duket se jo vetëm tifozët po shpresonin shumë në një kualifikim, por edhe vetë kombëtarja, e cila ishte përgatitur.

Fanellat kishin shkuar në hotelin ku po qëndronin lojtarët, ndërsa stafi po bëhej gati të stamponte edhe numrat.

Lexo më shumë: Kapiteni i kuqezinjve flet pas eliminimit prej Euro 2016

Sidoqoftë, fati në ktheu shpinën dhe tashmë fanellat dhe lojtarët do të kthehen nesër (e enjte) në Tiranë. Siç duket edhe në video, tashmë valixhet po bëhen gati.

Lexo më shumë: Tifozët Kuq e Zi: Jemi pafundësisht krenar

Exit mobile version