Site icon Telegrafi

Pamjet provokuese të Bebe Rexhës në klipin “Sacrifice”, mbulohet me gjak teksa shfaqet si vampir

Bebe Rexha Foto: YouTube

Bebe Rexha ka qenë duke paralajmëruar albumin e saj, që kur debutoi me këngën “Expectations” në vitin 2018.

Andaj, ajo po sigurohet që çdo projekt i radhës të vlejë për pritje derisa albumi i saj të jetë në treg, shkruan Daily Mail.

Tashmë Bebe ka lansuar këngën “Sacrifice”, ku vëmendje të madhe mori edhe paraqitja e saj unike.

Në disa prej pozave, Bebe shihej me pamje prej vampiri, ndërsa u shfaq e mbuluar me gjak.

31-vjeçarja padyshim që pati rastin të fokusojë tiparet e bujshme trupore, për të cilat pëlqehet në masë të madhe.

Flokët dhe grimi ishin të realizuara profesionalisht, që bënin të dukej edhe më tërheqëse në sytë e publikut.

Vlen të përmendet se “Sacrifice” u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj, duke grumbulluar mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version