Pamjet e shpërndara në mediat sociale në Rusi të një ariu polar me një “T-34” të shkruar në trupin e tij kanë alarmuar ekspertët.
Sipas ekspertëve, një gjë e tillë, mund të ndikojë në aftësinë e kafshës për t’u përzier me të tjerat për të ndjekur ushqimin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar saktësisht se ku saktësisht është filmuar videoja.
T-34 ishte një tank që luajti një rol jetësor në mundjen nga Bashkimi Sovjetik të Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Pamjet u postuan në Facebook nga Sergey Kavry, një anëtar i organizatës natyrore të Fondit Botëror të Kafshëve të egra (WWF), dhe më pas u ndanë nga media lokale.
Z. Kavry tha që video ishte ndarë me një grup WhatsApp për njerëzit indigjenë të rajonit Chukotka në Lindjen e Largët të Rusisë, dhe se shkencëtarët që monitorojnë jetën e egër në zonë nuk do ta kishin markuar ariun në një mënyrë të tillë.
Ndërsa zyrtari i shtypit për WWF Rusi, Daria Buyanova, i tha BBC-së se shikimi i pamjeve ishte “shokues” dhe se mbishkrimi “duket si një shaka e keqe”.
Një shkencëtar në Institutin e Problemeve Biologjike të Veriut, Anatoly Kochnev, tha se nuk ka gjasa që ariu të mund të ishte pikturuar pa u “qetësuar”.
Ai sugjeroi se incidenti mund të ketë ndodhur në rajonin e largët rus të Novaya Zemlya, ku një ekip specialistësh më parë kishin “qetësuar” arinjtë polar që ishin endur në zonat e populluara.
Z. Kochnev tha që mund të duhen javë të tëra që shenjat të laheshin, dhe kjo mund të shkaktojë probleme për kafshën, e cila mbështetet në shtresën e saj të bardhë kur gjuan pre në Arktikun me borë dhe akull. /Telegrafi/