Telegrafi

Pamjet nga prapaskenat e debutimit të Ronaldos tregojnë se sa lider është ai

Një video nga prapaskenat e debutimit zyrtar të Cristiano Ronaldos në Al Nassr tregon se sa lider është legjenda e Portugalisë.

Që kur u largua nga Manchester United në nëntor, e gjithë bota e futbollit ishte në pritje për të zbuluar se për cilin klub do të nënshkruajë Ronaldo në vazhdim.

Pas disa javësh spekulime, në fillim të janarit u konfirmua se Ronaldo ka nënshkruar për klubin e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Lexo po ashtu Nota e Cristiano Ronaldos në debutimin te Al Nassr

Ronaldo bëri paraqitjen e tij të parë që nga përfundimi i lëvizjes së tij në Lindjen e Mesme javën e kaluar, kur filloi si titullar dhe shënoi dy herë në miqësoren kundër Paris Saint Germain.

Të dielën, ai u emërua kapiten ndërsa bëri debutimin e tij zyrtar për Al Nassr. Anderson Talisca shënoi golin e vetëm të ndeshjes teksa Al Nassr vulosi një fitore 1-0 ndaj Al Ettifaq.

Pas ndeshjes, një video nga prapaskenat u postua nga klubi i ri i Ronaldos për t’i dhënë tifozëve një pasqyrë të ndeshjes së parë të pesë herë fituesit të Topit të Artë për klubin e tij të ri.

 

Në video, Ronaldo shihet duke inkurajuar bashkëlojtarët e tij para fillimit të ndeshje dhe dëgjohet duke thënë: “Ejani djelmosha, shkojmë! Fitoni tre pikët”.

E radhës për Al Nassr do të jetë gjysmëfinalja e Superkupës së Arabisë Saudite kundër Al-Ittihad të enjten. /Telegrafi/