Telegrafi

Pamjet nga përballja finale ku Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Dyseldorf

Majlinda Kelmendi ishte favorite e madhe në finale, pasi përballë kishte xhudisten 17-vjeçare nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Për mongolezen ishte herë të parë në karrierë që arriti në finale të ndonjë Grand Slami.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Dyseldorf

Kelmendi fitoi vetëm pas 90 sekondave luftë ndaj Lkhagvasureni, pasi kundërshtarja mori tri vërejtje, pasi Majlinda e kishte iniciativën në luftë.

Majlinda e fitoi ndeshjen pas tri shidove, gjegjësisht tri vërejtjeve ndaj kundërshtares dhe u diskualifikua.

Gjyqtarët në këtë lloj të taktikave kanë qenë shumë të vëmendshëm në Dyseldorf dhe kjo i mundësoi Majlindës të fitojë dy luftëra me diskualifikim të kundërshtareve.

Lexo po ashtu Vetëm Majlinda Kelmendi i prishi punë Japonisë që i fitoi të gjitha garat tjera, xhudistja jonë e la japonezen në vendin e tretë

Majlinda fitoi medaljen e artë të dytë brenda një kohë të shkurtër, ndërsa ka fituar 1000 pikë  për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Medalja e parë u fitua muajin e kaluar në Grand Prixin e Tel Avivit.

Në Grand Slamin e Dyseldorfit, ekipi i Kosovës u paraqit vetëm me Majlindën. /Telegrafi/