Pjesëtarët e njësive elitare të ushtrisë izraelite (IDF) kanë zhvilluar luftime të ashpra kundër militantëve të Hamasit, në periferi të Khan Younis në veri të Gazës.
Trupat e njësisë Egoz kanë arritur të futen në shkollën që Hamasi e përdorte si strehë për militantët e saj, transmeton Telegrafi.
Sipas IDF-së, ata kanë arritur të vrasin tre prej militantëve të Hamasit, dhe kanë gjetur sasi të konsideruar të armëve brenda kësaj shkolle.
Në anën tjetër edhe shtëpia e komandantit të Hamasit është bastisur, si pjesë e këtij operacioni ushtarak në Gazë.
E një video shfaq IDF-në duke kryer një shpërthim të kontrolluar – pra demolimin e një kompleksi që dyshohet se u përdor nga Hamasi si shtab i përgjithshëm. /Telegrafi/