Pamjet nga brenda stadiumit apo tribuna tregojnë se sa i veçantë ishte goli i parë i Cristiano Ronaldos kundër Al Duhail të martën mbrëma.
Ronaldo shënoi një dygolësh teksa Al Nassr mundi Al Duhail me rezultat 4-3 në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Anderson Talisca dhe Sadio Mane i dhanë Al Nassr një epërsi 2-0 përpara se pesë herë fituesi i Topit të Artë të hynte në aksion.
Vetëm pas një ore lojë, Ronaldo shënoi për 3-0, duke befasuar të gjithë me një goditje të fortë nga distanca në këndin e sipërm.
Weak foot, huh ? 🧐 pic.twitter.com/gS2l0vo1B3
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) October 24, 2023
Goli i tij ishte edhe më mbresëlënës duke pasur parasysh se ishte me këmbën e tij më të dobët, atë të majtën.
Por, goli mahnitës i Ronaldos duket edhe më i mirë nga brenda stadiumit Al Awwal Park.
Një fans ka kapur momentin e magjisë së 38-vjeçarit nga brenda dhe dëshmon se sa madhështor ishte ky gol. /Telegrafi/
فيديو |
التاريخي كرستيانو رونالدو و هدف للتاريخ في اليسرى صاروخية #النصر_الدحيل .. pic.twitter.com/PC7Zxwk7Y7
— علي العنزي (@Ali_alabdallh) October 24, 2023