Telegrafi

Pamjet mahnitëse të balenave dhe të një peshkaqeni të bardhë

U bënë 34 vite prej se për herë të parë filloi programi Java e Peshkaqenëve, dhe rrjeti i televizionit Discovery që nga atëherë ka shfaqur pamje të ndryshme të peshkaqenëve si kërcimi i tyre, grindjet mes peshkaqenëve, migrimi tyre, pamje të sulmeve të tyre, e shumë pamje të tjera, shkruan Daily Beast.

Mjafton të thuhet se është e jashtëzakonshme, pas tre dekadave dhe mijëra orëve të programit, të kesh diçka të re që t’u transmetosh shikuesve të cilët janë të etur çdo verë që të shohin përmbajtje televizive me peshkaqenë.

Gjatë filmimeve për Javën e Peshkaqenëve, një dron kishte kapur pamjet e një tufe të balenave orka të cilat ishin duke e vrarë një peshkaqen të bardhë të madh, përcjell Telegrafi.

Asnjë pamje e tillë nuk ishte kapur nga kamerat e programit të Javës së Peshkaqenëve, dhe kjo është një video e cila ofron dëshmi të rëndësishme e cila mbështet teoritë e shkencëtarëve që thonë se peshkaqenët e bardhë të mëdhenjë po migrojnë, ose edhe po ikin nga habitatet e tyre të zakonshme, për shkak se ata po gjuhen nga balenat orka, gjë që është një fenomen i ri.

Pamjet e mahnitshme veçse janë shfaqur gjatë së enjtes në rrjetin televiziv Discovery në programin special Shtëpia e Peshkaqenëve.

Alison Towner, shkencëtare e cila gjendet në Afrikën Jugore, ka qenë duke studiuar ekologjinë e lëvizjes së peshkaqenëve të bardhë të mëdhenj për 15 vitet e fundit, dhe së fundmi ka publikuar një letër shkencore mbi gjuajtjen ngjethëse të orkave ndaj peshkaqenëve të bardhë.

Pamjet për të cilat dolën ajo disa herë thotë se nuk janë vetëm mahnitëse, janë historike.

“Është ndoshta një nga pjesët më të bukura të historisë së natyrës e filmuar ndonjëherë”, shtoi tutje Alison. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com