Telegrafi

Pamjet emocionuese të një ushtari ukrainas që i janë amputuar këmbët, tregoi se dashuria është më e fortë se lufta

Një video emocionuese e një ushtari ukrainas, këmbët e të cilit janë lënduar, tregoi se dashuria është më e fortë se lufta.

Aktivistja ukrainase Olena Halushka publikoi një video emocionuese të një parashutisti ukrainas duke i propozuar martesë të dashurës, e cila ishte me të në periudhën më të vështirë të jetës së tij.

“Dashuria do të fitojë, Ukraina do të fitojë! Mbrojtësi ynë parashutist i propozoi të dashurës së tij. Ajo e ndihmoi në momentet më të vështira. Qershorin e kaluar humbi të dyja këmbët në aksion. Janë një frymëzim i vërtetë”, ka shkruar Halushka.

Në shkurt të vitit 2022, Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës dhe që prej asaj kohe, dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas kanë pësuar lëndime fizike.

Sipas të dhënave të zbuluara amerikane, humbjet totale të Ukrainës në luftë ishin midis 124,500 dhe 131,000 mijë, nga të cilët vdiqën midis 16,000 dhe 17,500 mijë ushtarë ukrainas. /Telegrafi/