Ky është momenti kur një vajzë 4-vjeçare u mor në makinën e një të huaji sapo nëna e saj shikonte në anën tjetër.
Një burrë 29 vjeçar u arrestua për ngjarjen e rëndë të pengmarrjes së Elizaveta Kolisnichenko, në një pikë karburanti në Boryspil, Ukrainë, teksa nëna e saj po paguantë për karburantin e makinës.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një burrë i veshur me të zeza që josh fëmjën të hypë në makinën e tij mbrëmjen e 28 gushtit.
Ai më pas mbyll derën dhe nis makinën në një drejtim të paditur. Një dëshmitar tha për mediat vendase: “Babai i saj ishte në makinë ndërsa nëna po paguante për karburantin. Vetë vajza po shikonte disa lodra kur ndodhi ngjarja”.
Prindërit e Elizaveta dhanë alarmin dhe fatmirësisht ajo u gjet e palënduar dy orë më vonë pasi autoritetet lokalizuan rrëmbyesin e saj. 29 vjeçari i dyshuar nga është emëruar nga autorietet por ata thanë se ka pranuar rrëmbimin e fëmijës me objektiv kriminal.
Kreu i policisë së Kiev, Andrey Nebytov falenderoi oficerët në përpjekjet e tyre të kërcimit duke thënë se kishin ndaluar të ndodhte një krim ndoshta shumë më i ligë. /tch/