Deontay Wilder duket se është i gatshëm plotësisht dhe synon ta fitojë trilogjinë ndaj Tyson Furyt.
Boksieri britanik dhe dhe ai amerikan do të kompletojnë trilogjinë e tyre në orët e para të ditës së diel (nesër, 03:00), me duelin që vlen për titullin e kampionit të WBC.
Wilder humbi titullin e tij në ndeshjen e dytë ndaj Fury dhe tani dëshiron ta kthejë atë. Për këtë, ai po bën punë të madhe dhe është e dukshme.
Deontay Wilder appears to have seriously bulked up for the Tyson Fury trilogy… pic.twitter.com/OHjlYtxAAq
— Michael Benson (@MichaelBensonn) October 8, 2021
Pamjet publikuara së fundmi tregojnë një formë të lartë fizike të ‘Bomberit të Bronztë’. Amerikani ka shtuar masë muskulore dhe duket më i rëndë në peshë.
Fury dhe Wilder përballen më 10 tetor (nesër) në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty edhe ku përcaktohet se kush do të jetë kampioni.
Natyrisht se përballja po pritet me mjaft entuziasëm, duke ditur se dyshja zhvillojnë një luftë të ashpër. /Telegrafi/