Edhe një rast tjetër i arrestimit brutal ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në SHBA.
Autoritetet në Pensilvani kanë filluar hetimet pasi një polic është filmuar duke ia mbajtur gjurin në qafë një të riu, kurse i tërë incidenti ka ngjarë me situatën që ndodhi më 25 maj, ku humbi jetën afro-amerikani George Floyd, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që polici Derek Chauvin ia kishte mbajtur gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta tashmë të ndjerit Floyd, i cili ndërroi jetë nga ngufatja dhe më pas nxiti protesta të dhunshme në mbarë SHBA-të.
Në një video të re shihen dy policë duke e mbajtur me fytyrë për tokë një të ri me ngjyrë i cili bërtet para spitalin Saint Luke, e njëri prej policëve ia mban gjurin në qafë të dyshuarit.
GRAPHIC VIDEO: @AllentownPolice held down this man’s face to the pavement and then one of its officers placed their knee on his neck!! This happened yesterday and is exactly what led to #GeorgeFloyd’s death. We need this officer’s name and badge # NOW. #ICantBreathe pic.twitter.com/3qSlKGSgF4
— Ben Crump (@AttorneyCrump) July 12, 2020
Për fat të mirë askush nuk e ka pësuar me jetë, por ky incident ka nxitur protestë ku qytetarët dolën për të marshuar para stacionit të policisë duke kërkuar shpjegime për këtë rast.
Shefi i policisë Glen Granic ka tentuar të qetësojë situatën duke thënë se hetimet janë duke vazhduar, por zbuloi disa detaje sa i përket incidentit.
Ai theksoi se ajo çfarë shihet në video është që një i ri është sjellë në mënyrë të “pakontrolluar”, duke vjellë dhe bërtitur nëpër rrugës dhe ishte ndalur para hyrjes së spitalit.
“Kishte kryer nevojën fiziologjike, kishte bërtitur e pështyrë në drejtim të policëve dhe personelit të spitalit. Kur policët e rrëzuan në tokë, i dyshuari u rezistoi duke i detyruar të jenë më të ashpër”, ka shtuar Granic.
Ai më pas ishte dërguar në spital ku i është ofruar ndihma e parë dhe më pas është liruar me procedurë të rregullt. /Telegrafi/