Virgil van Dijk është duke u rikuperuar nga lëndimi që ka pësuar më 17 tetor në barazimin 2-2 të Liverpoolit në udhëtim te Evertoni.
Mbrojtësi holandez ka pësuar lëndim në përplasjen me portierin Jordan Pickford, e që ishte i detyruar t’i nënshtrohej një operacioni në gju.
Van Dijk pritet të që t’i mungojë Liverpoolit edhe për disa muaj, mirëpo që aktualisht ka filluar rikuperimin.
https://twitter.com/VirgilvDijk/status/1344011360015962115?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1344011360015962115%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1632913-virgil-van-dijk-injury-liverpool-defender-uploads-new-footage-of-his-rehab
Holandezi shihet duke u stërvitur në palestër, mirëpo natyrisht se ka një intensitet të ulët, në mënyrë që të mos e vështirëson rikuperimin.
Van Dijk është duke tentuar që të rikthehet sa më shpejtë që të jetë e mundur që të ndihmojë Liverpoolin të luftojë për të gjithë trofetë.
Jurgen Klopp ka thënë se mbrojtësi është duke u stërvitur dhe po bën mirë, mirëpo nuk do të rrezikojë me të, për t’i lënë sa më shumë kohë që të shërohet plotësisht nga lëndimi në gju. /Telegrafi/