Ky model tërësisht i ri, nuk pritej të shihej para vitit 2020
Prodhuesi gjerman ka bërë të ditur se do t’i bëjë një freskim modeli C-Class, me stil të ri, teknologji dhe më shumë fuqi, ndërsa tani është kuptuar se ka nisur testimin për këtë gjeneratë makinash, transmeton Telegrafi.
Spiunët e automobilizmit, e kanë kapur këtë Mercedes teksa testohej në rrugë me borë, në një mot shumë të ftohtë.
Shihet qartë se është në fazat e para të ndërtimit, teksa shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk lejojnë të shihet asnjë ndryshim me paraardhësin.
Për momentin mund të thuhet se ka linjat dhe madhësinë e modelit aktual, ndërsa pritet të lansohet ndonjë lajm tjetër së shpejti, lidhur me konfirmimin e modelit. /Telegrafi/