Site icon Telegrafi

Pamjet e lojtarëve të Chelseat duke dalë nga tuneli i Stamford Bridge bëhen virale – por për arsye të gabuar

Pamjet e lojtarëve të Chelseat duke dalë nga tuneli i Stamford Bridge përpara ndeshjes së tyre në Ligën Premier kundër Southampton po bëhen virale, por për arsye të gabuar.

Ishte një tjetër pasdite për t’u harruar për trajnerin e Blues, Graham Potter, pasi skuadra e tij u mund 1-0 nga skuadra e fundit në tabelë.

Një gol i realizuar nga eksperti i gjuajtjeve të lira, James Ward-Prowse u dha The Saints një fitore vendimtare në përpjekjen e tyre për mbijetesë, ndërkohë që forma e dobët e Chelseat vazhdoi.

Lexo po ashtu I gozhduar nga tifozët e Chelseat, por pak kush e di se çfarë i ka ndodhur Cucurellas

Është folur shumë për paraqitjet e tyre nën nivel kohët e fundit, por duket se besimi është po aq i ulët, duke gjykuar nga një video e postuar në kanalet e tyre të mediave sociale.

Siç mund ta shihni në pamjet e mësipërme, llogaria e Chelseat në Twitter ngarkoi një video të lojtarëve të tyre që po dilnin nga Stamford Bridge me mbishkrimin: “Le të fillojmë punën!”.

Por, shumë fansa komentuan mungesën e entuziazmit të tyre teksa dilnin nga dhoma e zhveshjes.

Lexo po ashtu Cucurella nuk e pëlqen 100 milionëshin e Chelseat: Dhjetëra rastet kur spanjolli nuk pasoi te Mudryk

Njëri tha: “Duket si një grup njerëzish të rastësishëm në të njëjtin ekip”.

Një tjetër shkroi: “Ja, duket sikur po detyrohen të punojnë falas duke bërë diçka që nuk mund ta përballojnë. Ju po paguheni miliona për të luajtur futboll para 40 000 mijë tifozëve. Ju duhet të shpërtheni në çdo lojë”.

Lexo po ashtu Si krahasohet vlera neto e pronarëve të mundshëm të Manchester United me pjesën tjetër të Ligës Premier

I treti komentoi: “Vetëm Azpi e ka vullnetin. Të gjithë të tjerët nuk kanë emocion. Padyshim që mund të gaboj, por nuk ndjej asgjë nga këta djem”.

Duhet të theksohet se Chelsea nënshkroi tetë lojtarë në afatin kalimtar të janarit, kështu që këto prurje do të duhet kohën që të përshtaten me ligën. /Telegrafi/

Exit mobile version