Një sërë video të publikuara një javë më parë, janë filmuar me kamera GoPro që i mbanin militantët e Hamasit, ku shihet se si ky grup ekstremist palestinez kishte thyer gardhin që ndanë Izraelin me Gazën dhe kishte kryer vrasje masive.
South First Responders kanë publikuar të hënën një sërë videosh të tilla në Telegram, që e dëshmojnë këtë sulm nga ana e militantëve të Hamasit, shkruan Times of Israel.
Videot tregojnë militantët e Hamasit duke u iu afruar gardhit të sigurisë, disa me motoçikleta, ku pasi arrijnë ta thyejnë gardhin, vazhdojnë nëpër tampon zonën derisa arrijnë në destinacion, transmeton Telegrafi.
Një video tjetër shfaq Hamasin duke thyer një mur tjetër dhe futen në territorin e Izraelit, përkatësisht në kibucin Kerem Shalom në kufi me pjesën jugore me Rripin e Gazës.
Militantët pa asnjë pikë droje hapin zjarri mbi shtëpitë dhe futen në beteja me rojat lokale të sigurisë që tentonin të mbronin komunitetin nga këto sulme.
Ndryshe më 7 tetor, Hamasit filloi një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite. Nga ky sulm humbën jetën 1.400 izraelite dhe 200 tjerë u rrëmbyen. /Telegrafi/
137/n – 10/16/2023 17:43
Description: In these next videos we see the force arrive to the area and detonate multiple barriers meant to protect the Kibbutz residents. The terrorists blow a hole through the wall to reach civilian areas. pic.twitter.com/9oealhERU7
— Luís Da Cruz (@morphiaz) October 16, 2023