Janë siguruar pamjet nga momentet e fundit të 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të saj, para se të mbyteshin në lumin Buna.
Pamjet janë kapur nga kamerat e bizneseve aty pranë, pas verifikimeve që po bën Policia dhe Prokuroria për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Në njërën prej pamjeve duket momenti kur Alma me tre fëmijët ndahet nga kunata me fëmijën e saj, pasi dalin nga lokali ku kishin konsumuar një kafe rreth orës 20:09.
Zona ka qenë e populluar në të dy momentet që kanë fiksuar lëvizjet e Alma Arrazit me 3 fëmijët.
Kunata e Almës, pasi qëndron në vend dhe shkëmben me Almën fjalët e fundit, nxjerr telefonin dhe duket sikur komunikon me dikë. Më pas ajo merr rrugën në kahun tjetër sëbashku me fëmijën.
Kamerat kanë fiksuar që ajo është drejtuar Tek Ura e Re e Bunës në orën 20:21 të mbrëmjes.
Nga pamjet duket se ata nuk janë hedhur nga ura. Nëna i ka zbritur fëmijët poshtë Urës.
I ka marrë në anë të lumit dhe i ka shtyrë. Ky është një nga versionet më të qëndrueshme sipas grupit të hetimit. /EuonewsAlbania/