Telegrafi

Pamjet e filmuara nga helikopteri, tregojnë pasojat rrëqethëse të shembjes së urës në Genoa (Video)

Në afërsi të Genoas në Itali, është shembur sot një urë gjigante që lidh Italinë me Francën, kurse autoritetet lokale kanë njoftuar se ka dhjetëra të vdekur dhe se po e konsiderojnë si një tragjedi të paharruar.

Deri më tani janë konfirmuar për 11 të vdekur, por ekipet emergjente besojnë se numri i viktimave mund të jetë më i madh. Ministri i Transportit, Danilo Toninelli, ka njoftuar se janë duke bërë të pamundurën për t’i shpëtuar personat që kanë ngecur nën rrënojat e urës së shembur, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim pamjet e filmuara nga helikopteri, ku shihen pasojat e shembjes së urës të gjatë mbi 100 metra.

Lexo po ashtu Shembet ura gjigante në Genoa, raportohet për dhjetëra të vdekur (Foto/Video)

Raportohet se veturat që kanë rënë nga mbi 90 metra lartësi mbi shtëpi, ndërtesa e hekurudha zor se mund t’i kenë shpëtuar përplasjes.

Raportohet se inxhinierët kishin kryer punimet e riparimit të kësaj ure gjatë vitit 2016, ndërsa sot në pas orës 11 sipas kohës lokale ajo është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u shembur dhe krijuar re të mëdha tymi. /Telegrafi/