Në afërsi të Genoas në Itali, është shembur sot një urë gjigante që lidh Italinë me Francën, kurse autoritetet lokale kanë njoftuar se ka dhjetëra të vdekur dhe se po e konsiderojnë si një tragjedi të paharruar.
Deri më tani janë konfirmuar për 11 të vdekur, por ekipet emergjente besojnë se numri i viktimave mund të jetë më i madh. Ministri i Transportit, Danilo Toninelli, ka njoftuar se janë duke bërë të pamundurën për t’i shpëtuar personat që kanë ngecur nën rrënojat e urës së shembur, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim pamjet e filmuara nga helikopteri, ku shihen pasojat e shembjes së urës të gjatë mbi 100 metra.
Raportohet se veturat që kanë rënë nga mbi 90 metra lartësi mbi shtëpi, ndërtesa e hekurudha zor se mund t’i kenë shpëtuar përplasjes.
Raportohet se inxhinierët kishin kryer punimet e riparimit të kësaj ure gjatë vitit 2016, ndërsa sot në pas orës 11 sipas kohës lokale ajo është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u shembur dhe krijuar re të mëdha tymi. /Telegrafi/