Site icon Telegrafi

Pamjet e filmuara brenda një spitali në Bergamo i raportuan sikur të ishin në Nju Jork, CBS kërkon falje – thonë se ishte gabim teknik

Një video e transmetuar nga televizioni amerikan CBS, ka shkaktuar reagime të ashpra në këtë vend por edhe në rrjete sociale.

Në fakt CBS në programin e mëngjesit duke raportuar për situatën në Nju Jork që është bërë një nga vendet më të prekura nga coronavirusi, ka transmetuar pamje nga një spital në Bergamo të Italisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nuk ishin të paktë ata persona që e kuptuan menjëherë se bëhet fjalë për një spital në Itali, pasi që pamjet qarkullonin nëpër mediat botërore prej ditësh.

CBS ka pranuar se ka ndodhur një gabim teknik gjatë transmetimit të programit.

Mirëpo ka pasur prej atyre që e kanë konsideruar këtë veprim si një prej taktikave për t’i frikësuar qytetarët, me qëllim që ta marrin më seriozisht situatën e krijuar në këtë vend. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version