Telegrafi

Pamjet e filmuara me dron tregojnë se krateri i vullkanit në Havai është rritur – ai është bërë sa 90 fusha të futbollit amerikan (Video)

Pamjet të filmuara me dron shfaqin dëmet e shkaktuara në Havai nga shpërthimi i vullkanit Kilauea.

Rreth kraterit Halemaumau gjithçka është duke u djegur, madje ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë pasoja të mëdha tymi që po lëshohet, transmeton Telegrafi.

Eksperti Kyle Anderson, konsideron se një sasi e madhe gurëve që kanë ngecur në krater mund të shkaktojnë shpërthime shumë të fuqishme.

Lexo po ashtu Imazhe që po bëjnë xhiron e botës, me pantallona të shkurtra dhe sandale i afrohet llavës për ta fotografuar (Foto/Video)

Instituti gjeologjik i SHBA-ve, ka njoftuar se shpërthimet kanë zgjeruar fytin e vullkanit, që i bie ta ketë 10 herë më të madh sesa që e kishte në fillim.

Tani është rreth 485 mijë metra katrorë, që është sa rreth 90 fusha të futbollit amerikan. Vullkani Kilauea në Havai deri më tani ka shkatërruar mbi 80 shtëpi. /Telegrafi/