Janë publikuar pamjet e aksidentit që ndodhi pasditen e sotëm në Milot -Rrëshen.
Aty duket se si një automjet është përfshirë nga flakët duke e mbuluar thuajse të gjithë zonën me tym.
Për pasojë ka ndërruar jetë fëmija 3 vjeç që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe mbajtësja ku qëndronte ka përfunduar në rrugë për shkak të përplasjes.
Nga ana tjetër, mjeti tjetër tip Benz është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Drejtuesi i makinës ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasi ndodhet në gjendje kritike.
Mbetet e paqartë si ka ndodhur aksidenti i rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.