Një pjesë e autostradës 1 në zonën Big Sur të Kalifornisë u shemb pas shirave të mëdha dhe rrëshqiti në Paqësor.
Pamjet e reja të dronëve të lëshuara nga zyra e Sherifit të Qarkut Monterey tregojnë dëmet e fundit të shkaktuara në autostradën ikonike 1 të Kalifornisë, ku një pjesë e rrugës u shemb pasi shirat e mëdha e mbuluan vendin javën e kaluar.
Pamjet tregojnë një pjesë të madhe të autostradës ende e përmbytur dhe e mbuluar me mbeturina nga reshjet e fundit dhe rrëshqitjet e dheut, transmeton Telegrafi.
Në pikën e shembjes, rreth 70 kilometra në jug të Karmelit në zonën e Big Sur, të dy korsitë e rrugës janë zhdukur plotësisht, me një vrimë masive të pjerrët drejt Oqeanit Paqësor në vend të tij.
Pamjet e zyrës së sherifit tregojnë se uji ende kalon nëpër pjesën e shembur të rrugës, e cila deri të premten kishte rënë në oqean.
Shembja vjen ndërsa Kalifornia ka parë rrëshqitje të mëdha llumi, kryesisht në zonat e djegura gjatë zjarreve të sezonit të kaluar . /Telegrafi/