Telegrafi

Pamjet me dron tregojnë peshkaqenin shumë afër ‘sërfistëve’ në Florida

Një peshkaqen është parë duke shijuar dallgët vetëm pak metra larg një grupi të sërfistëve të pavëmendshëm.

Pamjet me dron nisin duke treguar një ditë të qetë në Jupiter, Florida, me valë të qeta dhe ujë të pastër të dielën e kaluar, transmeton Telegrafi.

Surfistët e shumtë shfrytëzuan rastin dhe u nisën në det.

Po atë ditë u vërejt një peshkaqen që po bënte rrugën drejt ujit më të cekët përpara se të dallohet pranë një sërfisti që pret të kapë valë.

Ndonëse peshkaqeni është vetëm disa metra larg atyre në det, nuk bën kontakt dhe as nuk vërehet nga grupi. /Telegrafi/