Telegrafi

Pamjet me dron tregojnë ngjyrat mbresëlënëse që sjellë vjeshta në disa pjesë të SHBA-së

Më pak se dy javë pas fillimit të vjeshtës, natyra tashmë po zbulon ngjyra dhe gjethe – me pamje të pabesueshme të lidhura me stinën.

Dhe pamjet e fundit me dron tregojnë se vjeshta ka mbërritur zyrtarisht në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe ka sjellë me vete disa nuanca madhështore, përcjell Telegrafi.

Pamjet tregojnë nuancat vjeshtore të kuqe, portokalli dhe të verdhë që mbulojnë mijëra pemë në Dixville Notch, New Hampshire.

Ato janë realizuar më 30 shtator dhe ngjyrat pritet të bëhen edhe më të pranishme dhe të gjalla në ditët dhe javët në vijim.

Të marra në Utah, New Hampshire, Kolorado dhe Vermont aty shihen ngjyra të pabesueshme në pemë dhe gjeth në të gjithë Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/