Pamjet dramatike kapën momentin kur dy adoleshentë, motër e vëlla, u arratisën nga dritarja e katit të katërt të ndërtesës së tyre 14-katëshe në New York, derisa flakët kanë përfshirë banesën e tyre. Si pasojë e këtij incidenti nëna e tyre u lëndua rëndë derisa i dashuri i saj vdiq.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë tymin që del nga dritarja e katit të katërt të enjten, derisa dy adoleshentët, vajza 18-vjeçare dhe djali 13-vjeçar, tentuan të arratiseshin poshtë duke u mbajtur prej ulluku.
E para ishte vajza, e cila doli nga dritarja dhe u ngjit në shtyllën e verdhë dhe vëllai i saj 13-vjeçar e ndoqi atë.
Të dy arritën të shpëtonin derisa zbritën duke rrëshqitur nga shtylla e ndërtesës. /Telegrafi/